FLASH :

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit, vështirësohet qarkullimi në segmentin Tre Çezmat – Shupenzë

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në segmentin Tre Çezmat – Shupenzë të Rrugës së Arbrit, një prej akseve më të rëndësishme që lidh qarkun e Dibrës me Tiranën.

Sipas të dhënave paraprake, lagështira e lartë dhe terreni i rrëshqitshëm kanë bërë që gurë e materiale të tjera të rrëshqasin mbi trupin e rrugës, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve dhe duke rritur ndjeshëm rrezikun për drejtuesit.

Autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencës ndodhen në terren dhe kanë nisur punën për pastrimin e rrugës dhe rivendosjen e qarkullimit normal. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment.