FLASH :

KQZ rrëzon shpresën e fundit te PD që të dështonte procesin zgjedhor, votat e Greqisë do te numërohen

Partia Demokratike kishte bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës, kryesisht me fokus Greqinë, duke akuzuar se aty ishte bërë manipulimi më i madh i votës apo i zgjedhjeve. Kësaj shprese të PD-së i ka dhënë fund KQZ-ja, pasi kryetari Ilirjan Celibashi ka marrë një vendim që votat e diasporës të numërohen. Nga numërimi i deritanishëm i votave të diasporës është parë se Edi Rama kryeson edhe më thellë se në Shqipëri dhe pritet që me votat nga Greqia të ndryshojë edhe më shumë ekuilibrin – Rama rrezikon të marrë 1 ose 2 mandate më shumë, duke e dobësuar edhe më tej Partinë Demokratike.

Vendimi i KQZ-se:

Në relacionin e tij, Celibashi deklaroi se: “Anëtarët e grupeve të numërimit kanë të drejtë të kontestojnë votat gjatë leximit të tyre dhe nuk kanë asnjë detyrë tjetër ligjore. Asnjë instancë tjetër zgjedhore nuk ka kompetencë procedurale për të shqyrtuar kërkesa apo pretendime për parregullsi të mundshme në procesin zgjedhor. Kjo mund të bëhet vetëm pasi të ketë përfunduar numërimi dhe tabulimi i rezultatit.” Ky urdhër i Celibashit përfshin edhe fletët e votimit të ardhura nga Greqia, përmes të cilit grupet e numërimit duhet të hapin të gjitha zarfet.