FLASH :

Teatri në Samit: Rama në gjunjë për Melonin, nën shiun e Tiranës

Në samitin e zhvilluar sot në Tiranë, ku liderët e BE-së zbritën si yje në tapetin e kuq, Rama ka shkëlqyer në rolin e protagonistit të vetëshpallur.


Teksa kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti në skenën europiane shqiptare, Rama vendosi t’i bënte një pritje të paharrueshme. I ulur në gjunjë, me shiun që binte mbi të, ai hoqi çadrën dhe pret Melonin.


Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë shqiptare ngre skena të tilla për të tërhequr vëmendjen. Herë përqafon, herë puth, e herë të tjera shfaqet me atlete, duke u përpjekur të qëndrojë në qendër të vëmendjes, sepse kur vjen puna tek vëmendja, nuk ka shi që ta ndalë atë.