Një aksident tragjik ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në Unazën Lindore, në rrugën drejt Paskuqanit, ku një motor u përplas me bordurën anësore.
Si pasojë, ka ndërruar jetë 26-vjeçari Lorenc Kaci, i cili po udhëtonte me motor në momentin e përplasjes.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e tij.
Njoftim i policise:
“Më datë 15.05.2025, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore. Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.







