FLASH :

Rreziku i Parkinsonit rritet me konsumin e ushqimeve ultra të përpunuara, paralajmëron studimi kinez

Një studim i ri i shkencëtarëve kinezë tregon se konsumimi i rregullt i ushqimeve ultra të përpunuara mund të trefishojë rrezikun për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit. Personat që hanin 11 ose më shumë racione të tilla në ditë kishin 2.5 herë më shumë shanse për të shfaqur shenja të hershme të këtij çrregullimi progresiv të lëvizjes, në krahasim me ata që konsumonin vetëm tre ose më pak racione.

Një racione përkufizohet si një kanaçe pije e gazuar ose një lugë salcë ketchup, por edhe ushqimet që duket se janë të shëndetshme, si sallatat dhe mishrat e gatshme, mund të përfshihen në kategorinë e ushqimeve ultra të përpunuara.

Simptomat fillestare të Parkinsonit përfshijnë probleme me gjumin, lodhje, kapsllëk dhe humbje të ndjeshmërisë së nuhatjes — shenja që mund të shfaqen dhjetëra vite para diagnozës përfundimtare.

Studiuesit theksuan se aditivët artificialë në këto ushqime, përfshirë emulsifikuesit, ëmbëlsuesit dhe konservuesit, shkaktojnë inflamacion dhe stres oksidativ që dëmton neuronet përgjegjëse për prodhimin e dopaminës në tru, neurotransmetuesi kyç për kontrollin e lëvizjeve.

Gjithashtu, ushqimet ultra të përpunuara ndikojnë negativisht në mikrobiomën e zorrëve, duke nxitur rritjen e baktereve të dëmshme që shkaktojnë inflamacion në tru dhe përkeqësojnë shkatërrimin e neuroneve dopaminergjike.