FLASH :

Akuzë e re tronditëse ndaj Diddy: Gruaja pretendon përdhunim brutal në vitin 2001

Një tjetër grua ka ngritur një padi serioze ndaj Sean “Diddy” Combs, duke e akuzuar për sulm seksual dhe përdhunim në korrik të vitit 2001, në një episod që përshkruhet si jashtëzakonisht i dhunshëm dhe traumatizues.

Padia u depozitua më 14 maj në Gjykatën Supreme të Qarkut të New York-ut dhe përfshin gjithashtu kompaninë e artistit, Bad Boy Entertainment. Ankuesja, e identifikuar si “Jane Doe”, tregon se e ka njohur Combs në një ashensor në maj të 2001-shit, ku ai i kërkoi numrin e telefonit dhe më pas u takuan në një klub nate.

Sipas saj, gjatë një takimi të dytë, Diddy tentoi ta puthte, por ajo e refuzoi. Më vonë, në korrik, ai e ftoi në studio dhe më pas në apartamentin e tij, ku – sipas padisë – gjithçka degjeneroi në një akt të tmerrshëm dhune.

Doe pretendon se Combs e çoi me forcë në dhomën e gjumit, i vuri dorën në fyt dhe i tha: “Do të të thith shpirtin,” përpara se ta përdhunonte, pavarësisht kundërshtimeve dhe thirrjeve të saj për ndihmë. Ajo tregon se pas sulmit shkoi në tualet për të pastruar trupin dhe më pas u largua me shoqen e saj me një SUV të zi.

Dy ditë më pas, Diddy tentoi ta kontaktonte sërish, por ajo nuk iu përgjigj më asnjë telefonate. Në padi thuhet se gruaja vuajti pasoja të thella psikologjike pas incidentit, u tërhoq nga jeta sociale, kishte frikë të ishte vetëm me burra dhe iu nënshtrua terapisë për gjashtë muaj.

Kjo padi vjen në një kohë kur Combs është tashmë nën hetim nga autoritetet federale për trafik seksual dhe krijim të një rrjeti të strukturuar kriminal. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat deri tani.