FLASH :

Pandi mbetet te dentisi, Ndreca i kapeleve 300 euro dhe ja kush mbetet tjetër jashtë Parlamentit nga PS

Disa nga figurat e shquara, qoftë për nënshtrimin ndaj Ramës, qoftë për afera korruptive, mbeten jashtë parlamentit.
Edhe pse kanë qenë ish ministra, deputet të vjetër dhe shumë popullor nuk kanë arritur të marrin vota mjaftueshëm. Figura të vjetra në politikë, por nuk ja kane dalë në garën kundër rioshëve që Edi Rama ka mbyllur nëpër lista. Si duket kanë patur më pushtet se ta për të fituar votën.

Plarent Ndreca dhe Tenderi i uniformave të Policisë
I akuzuar më herët për Tenderin e uniformave të Policisë, ai është shprehur se nuk ka patur dijeni për procedurat. “Ndjeva keqardhje, nuk është lajm që është i pëlqyeshëm, që u hiqet liria disa funksionarëve. Ndjeva trishtim. Sa i përket aspektit ligjor, është një akt që duhet përshëndetur.”
Pasi u pyet nëse bëhet tenderi pa firmën e ministrit apo sekretarit të përgjithshëm, ai u përgjigj: “Po”. Gjithsesi, ai ka pranuar se kishte dijeni për tenderin, por jo për çdo hap procedurial. Sot ai gjendet jashtë parlamentit dhe për më tepër Ndreca vazhdon të mbetet në hetim për këtë çështje.

Pandeli Majko dhe çështja e Teatrit Kombëtar
Pandeli Majko ish kryeministër dhe një deputet i vjetër në partinë socialiste gjithashtu mbetet jashtë parlamentit. Majko njihet për qëndrimin që ka mbajtur për Teatrin Kombëtare, por atëherë kur duhet të fliste, sepse teatri po shembej, ai nuk reagoi. Në një intervistë, Majko u justifikua se kishte bërë një operacion në gojë dhe për këtë arsye nuk kishte folur. “Nuk fola për teatrin sepse kisha bërë një operacion në gojë.” Justifikim që lë shumë vend për të mos u besuar.

Ermonela Felaj
Dikur ministre dhe nënkryetare e Parlamentit, Ermonela Felaj është zgjedhur për tre mandate deputete për Qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të viteve 2009, 2013 dhe 2017. Duke qenë se bashkëshorti i saj punon në Bankën e Shqipërisë, ajo është konsideruar gjithmonë si një ndër ushtarët më servilë të Edi Ramës. Si duhet e humbi sfidën këtë herë dhe nuk do ta shohim për 4 vitet e ardhshme në parlament.

Mimi Kodheli
Mimi Kodheli ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Tiranës me Edi Ramën, ministre e Mbrojtjes dhe deputete. Siç duket, Rama e hodhi në listë të hapur për të treguar sesa e aftë ishte, por ajo mbeti jashtë dhe dështoi.