FLASH :

Ministri që i ka burgosur më i votuari në burgun 313 për PS/ Si i bindën gardianët kriminelët që të votonin pro?

Nga votat e të burgosurve në burgun 313 thuajse të gjitha votat, gati 90% e tyre i ka marrë ministri i brendshëm Ervin Hoxha, personi që ka në varësi policinë. Duket se Hoxha ka përdorur influencën e tij për të ndikuar direkt tek gardianët e burgut të cilët i ka përdorur si ushtarët e tij për të ndikuar tek të burgosurit dhe ata kanë votuar në masë Hoxhën.

Por këtu ka një paradoks sepse dihet botërisht në të gjithë botën se të burgosurit i urrejnë policët të cilët i ruajnë ata dhe që i pengojnë të jenë të lirë, ndërsa në Shqipëri na del se të burgosurit ia dëgjojnë fjalën gardianëve të burgut dhe kanë marrëdhënie të mira me ta përderisa shkojnë dhe votojnë ministrin e tyre i cili i ka burgosur. Kjo hedh dyshime të forta për allishverishet që vet gardianët mund të bëjnë me të burgosurit. Me lehtësira të tilla qoftë nga paketa cigaresh që hyjnë fshehtazi, bashkë me to drogë apo para e çdo gjë tjetër e ndaluar, që shpesh herë janë kapur në burgjet shqiptare.

Me siguri gardianët duhet ta kenë përdorur të gjithë influencën e tyre për t’ju plotësuar tekat dhe kërkesat të burgosurve, përderisa këtë të fundit kanë votuar thuajse të tërë për ministrin Ervin Hoxha.