FLASH :

Nuk arriti të merrte mandatin, socialisti kthehet në këngëtar. Bën rep italian me theks lab

Në një kthesë të papritur të karrierës së tij, Etjen Xhafaj, socialisti që nuk arriti të siguronte mandatin e tij si deputet, duket se ka gjetur një zgjidhje kreative për të përballuar rezultatin. Pasi u la në listë të hapur nga Rama ai nuk arriti të merrte vota mjaftueshëm. Tani ai ka vendosur të sfidojë skenën muzikore, duke debutuar si reper një karrierë që ndoshta nuk ishte parashikuar në CV-në e tij politike.

Nga Qershori 2021, z. Xhafaj është deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë duke përfaqësuar Kavajën, Rrogozhinën e Qarkun e Tiranës dhe gjithashtu Sekretar i Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Anëtar i Komisionit Parlamentar të Integrimit.
Por si duket ai, ka vendosur të lërë pas një moment fjalimet politike për tekstet muzikore. Por, surprizat nuk mbarojnë këtu. Ai ka shpërndarë një video ku këndon këngën “Un attimo ancora” nga Gemelli DiVersi, duke provuar aftësitë e tij si reper në italisht madje!


Me një theks lab që nuk mund të fshihet, Xhafaj ka guxuar të interpretojë hitin italian, duke dhënë një performancë që ka ngjallur reagime të shumta. Kjo ka qenë alternativa që Xhafaj ka zgjedhur për të kaluar kohën pas një rezultati jo aq të kënaqshëm në zgjedhje.

Ndërsa fati i tij politik mbetet i pasigurt, dhe meqë politika nuk i dhuroi mjaftueshëm vota, ndoshta skena muzikore do t’i japë më shumë “dëgjues”.