FLASH :

Lënë Anglinë dhe Blejnë një ‘Fshat’ në Francë për 67 mijë Paund: ‘Jetë pa stres, larg garës së çmendur!

Një çift britanik ka lënë pas jetën e ngarkuar të Anglisë për të nisur nga e para në Francë – duke blerë një fermë të braktisur me pesë ndërtesa anësore dhe dy hektarë tokë për vetëm 67 mijë paund. Ben Pearson, 39 vjeç, inxhinier i Forcave Ajrore Mbretërore, dhe bashkëshorti i tij Nathan, 31 vjeç, mësues anglishteje, do të shpërngulen në korrik për të ndërtuar atje shtëpinë e tyre të ëndrrave.

Pas dy vitesh burokraci, ata morën çelësat e pronës së vjetër që daton nga shekulli i 17-të në dhjetor të vitit 2024. “Nuk mund të përballonim as një apartament në Angli për 80 mijë euro. Ndërsa këtu kemi blerë një ‘fshat të vogël’,” thotë Ben. Ndërtesa kryesore nuk ka as banjo e as ngrohje, por ai planifikon ta transformojë në një shtëpi me tre dhoma. Ndërkohë do të jetojnë në një karavan dhe shpresojnë të përfundojnë një dhomë të banueshme brenda gjashtë muajsh. Në të ardhmen, çiftit synon të kthejë ndërtesat anësore në Airbnb dhe shtëpi pritjeje për vizitorët.

“Ëndërronim një jetë më të thjeshtë dhe përfunduam duke blerë një fshat të vogël – nuk do ta ndërronim për asgjë,” thotë Nathan. Ata planifikojnë të ruajnë historinë e pronës, madje edhe të ekspozojnë kontratat e vjetra që kanë gjetur brenda. “Shtëpia nuk ishte modernizuar kurrë – ka vetëm një rubinet, asnjë tualet e ngrohje përveç një oxhaku të hapur,” shton Ben. Me 100 mijë paund të kursyera për restaurimin, ata janë gati për një fillim të ri – të qetë dhe pa stres.