Familja Mbretërore britanike nuk ka më aspak besim ndaj Princ Harry-t, pas intervistës emocionale që ai dha për BBC në fillim të majit. Një burim pranë pallatit tha për revistën Hello! se “ka zero besim”, duke shtuar se familja e sheh të pamundur zhvillimin e bisedave private me Dukën e Sussex-it.
Në intervistën e dhënë në Kaliforni, Harry shprehu zhgënjimin për humbjen në betejën gjyqësore mbi sigurinë e tij në Britani, duke thënë se babai i tij, Mbreti Charles, nuk pranon të flasë me të dhe se ai “nuk e di sa kohë i ka mbetur”. Ai po ashtu deklaroi se nuk do të kthejë më kurrë në Mbretëri bashkëshorten Meghan dhe fëmijët e tyre, për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë.
Burimi tha se edhe nëse Mbreti Charles përpiqet të rilidhë marrëdhëniet me djalin e tij të vogël, Princ William ka hequr dorë plotësisht nga çdo përpjekje për pajtim. Ndërkohë, një tjetër burim i afërt me Harry-n pranoi se ai është i lodhur emocionalisht dhe po “lufton beteja me të gjithë”.
Nga ana tjetër, Meghan Markle po vazhdon aktivitetet me markën e saj të re “As Ever”, që ka pasur sukses në shitje. Ajo publikoi gjithashtu një foto të ëmbël me dy fëmijët e saj për Ditën e Nënës në SHBA, duke prekur ndjekësit me një mesazh emocional.
Ndërkohë, çifti u pa së fundmi në koncertin e Beyoncé në Kaliforni, ku Harry, me kapele cowboy, shfaqej më i rezervuar, ndërsa Meghan u emocionua duke kërcyer nën ritmet e albumit “Cowboy Carter”.
Për më tepër, disa anëtarë të familjes mbretërore thuhet se ende nuk ia kanë falur Harry-t botimin e autobiografisë së tij, e cila ka trazuar më tej marrëdhëniet tashmë të krisura brenda familjes.



