FLASH :

“Treni bullgar”/ Dhjetëra fletë votimi të palosura njësoj ngrenë dyshime në Tiranë

Ky është momenti kur një vëzhguese e cila duket se ka qenë e Partisë Demokratike, ka dokumentuar me video një fenomen të çuditshëm në një nga qendrat e numërtimit të votave në Tiranë.

Dhjetëra fletë votimi të palosura njësoj dhe të gjitha vota në favor të Partisë Socialiste kanë ngjallur shumë dyshime.

Mendohet se ato janë palosur nga e njëjta dorë dhe janë vendosur në njërën nga kutitë e votimeve.

Pritet të sqarohet nëse në kutinë në fjalë, numri i fletëve të votimit përputhen apo jo me numrin e regjistruar të votuesve.