FLASH :

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Vijon procesi i numërimit të votave në disa bashki ku nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste udhëheq në rang kombëtar.

Nga rezultatete deritanishme PS udhëheq me 82 mandate, teksa Partia Demokratike numëron 52 të tilla. Mandatet e tjera ndahen mes katër partive të tjera, ku forcë e tretë deri tani është Partia Socialdemokrate me 3 mandate.

Partia Mundësia ka siguruar një mandat. Po ashtu edhe Lëvizja Bashkë si dhe Nisma Shqipëria Bëhet deri tani e kanë nga një mandat të siguruar.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 706,246 vota – 52.2%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 464,619 vota – 34.3%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 49,058 vota – 3.6%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,974 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 39,865 vota – 2.9%

Lëvizja Bashkë – 19,091 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,904 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,239 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,708 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 1,966 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 945 vota – 0.1%

Kujtojmë se në 11 Maj shqiptarët iu drejtuan kutive të votimit ku QV ishin të hapura deri në orën 19:00 ndërsa të drejtën për të votuar e patën mbi 3.7 milionë shqiptarë. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Shqipëri pas ardhjes së demokracisë.