Procesi i numërimit të votave vijon me intensitet, ndërsa vëmendja është zhvendosur te gara mes kandidatëve në listat e hapura. Në qarkun e Tiranës, të paktën shtatë emra nga Partia Socialiste dhe dy nga Partia Demokratike kanë siguruar deri tani mjaftueshëm vota për të marrë mandatin.
Megjithatë, situata po zhvillohet me shpejtësi dhe numërimi për kandidatët individualë nuk është mbyllur. Të dhënat paraprake tregojnë se kjo garë është shndërruar në një luftë të brendshme brenda vetë partive, kryesisht në PS, ku Edi Rama duket se ka përdorur skemën e listës së hapur për të spastruar gardën e vjetër dhe për të promovuar figura të reja.
Edhe pse e prezantuar si një reformë që u jep më shumë fuqi qytetarëve, lista e hapur ka përforcuar konkurrencën mes vetë kandidatëve të së njëjtës forcë politike. Deri më tani, përfituesja më e madhe duket të jetë Partia Socialiste, ndërsa nga Partia Demokratike spikasin disa emra të njohur në qarqe si Korça, Durrësi, Kukësi dhe Fieri.
Kandidatët më të votuar deri më tani në listat e hapura:
- Blendi Gonxhja (PS) – 5080 vota
- Tërmet Peçi (PS) – 2509 vota
- Fatmir Xhafaj (PS) – 1880 vota
- Mariklent Dervishi (PD-ASHM) – 1237 vota
- Shyqyri Hysi (PS) – 1118 vota
- Ilir Alimehmeti (PD-ASHM) – 1115 vota
- Jorida Tabaku (PD-ASHM) – 996 vota
- Erion Braçe (PS) – 912 vota
- Piro Dhima (PS) – 792 vota
- Ilirian Pendavinji (PS) – 753 vota
- Ervin Hoxha (PS) – 615 vota
- Ornaldo Rakipi (PS) – 569 vota
- Frrok Gjini (PS) – 395 vota
- Vasil Sterjovski (PS) – 381 vota
- Elvira Peka (PD-ASHM) – 379 vota
- Xhemal Qefalia (PS) – 351 vota
- Anila Denaj (PS) – 346 vota
- Vinjola Rota (PS) – 264 vota
- Gentian Ndoj (PD-ASHM) – 254 vota
- Lodovik Hasani (PD-ASHM) – 246 vota
- Aristogena Poga (PS) – 217 vota
- Enslemvera Zake (PS) – 175 vota
- Andrea Mano (PD-ASHM) – 169 vota
- Enton Çaçani (PD-ASHM) – 126 vota
Vazhdon numërimi… Ndryshimet mund të ndodhin në orët në vijim, por ky është një tregues i parë për atë çfarë ka prodhuar eksperimenti i listave të hapura në zgjedhjet e këtij viti.