Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare është ende në zhvillim, ndërsa deri në orët e fundit janë numëruar 1654 qendra votimi nga 5225, që përfaqëson rreth 31% të të gjitha kutive në rang kombëtar.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama mban një epërsi të ndjeshme:
- PS – 220,531 vota (52.77%)
- PD-ASHM – 143,065 vota (34.23%)
- PSD – 16,132 vota (3.86%)
- Nisma Shqipëria Bëhet – 14,350 vota (3.43%)
- Partia Mundësia – 10,927 vota (2.61%)
- Lëvizja Bashkë – 5,204 vota (1.25%)
Rezultatet sipas qarqeve kryesore:
🔹 Tiranë
- PS: 43,336
- PD-ASHM: 31,709
- Partia Mundësia: 4,511
- Lëvizja Bashkë: 2,547
- Nisma Shqipëria Bëhet: 2,862
- PSD: 3,239
🔹 Durrës
- PS: 15,698
- PD-ASHM: 12,088
- Partia Mundësia: 758
- Lëvizja Bashkë: 362
🔹 Elbasan
- PS: 26,654
- PD-ASHM: 12,524
- Partia Mundësia: 919
- Lëvizja Bashkë: 352
- Nisma Shqipëria Bëhet: 1,351
- PSD: 508
🔹 Fier
- PS: 25,466
- PD-ASHM: 10,104
- Partia Mundësia: 1,042
- Lëvizja Bashkë: 407
- Nisma Shqipëria Bëhet: 1,670
- PSD: 593
Partia Socialiste mban avantazhin në të gjitha qarqet e mëdha ku ka përfunduar një pjesë e rëndësishme e numërimit. Opozita, e përfaqësuar nga koalicioni PD-ASHM, ruan pozicionin e dytë, por me një diferencë të konsiderueshme.
Ndërkohë, forcat e vogla politike si PSD, Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë përballen me sfidën e kapërcimit të pragut elektoral për të siguruar përfaqësim në Kuvend.