Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka shfrytëzuar Ditën e Nënës për të shpërndarë një mesazh të përzemërt, duke vlerësuar Michelle Obamën jo vetëm si nënë e jashtëzakonshme, por edhe për të hedhur poshtë zërat për një krizë në martesën e tyre.
“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha nënat dhe figurat amësore të jashtëzakonshme!”, shkroi Obama në platformën X, duke e shoqëruar postimin me një foto familjare të Michelle me vajzat e tyre, Malia dhe Sasha. “Michelle Obama, unë dhe vajzat jemi me shumë fat që të kemi në jetën tonë. Të duam”, përfundoi ai.
Ky reagim publik vjen pas muajsh të tërë spekulimesh për një ndarje të mundshme, të nxitura nga mungesa e Michelle në disa evente zyrtare ku pritej prania e saj.








