Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, duket se janë rikonfirmuar si forcat kryesore, përkatësisht, qeverisëse dhe opozitare.
Ndërkohë që PSD e Tom Doshit duket se po konfiguirohet për herë të parë si forca e tretë në parlament, duke zënë kështu vendin e ish-Levizjes Socialiste për integrim.
Duket se qëndrimi kaq gjatë si i etiketuar “non grata” nga SHBA-të dhe vendosja e Lulzim Bashës për 8 vjet si marionetë e tij në PD e kanë dobësuar edhe më shumë Partinë Demokratike, e cila i ka gjasat që të marrë një prej rezultateve më negative elektorale të të gjitha kohërave, qysh prej themelimit të saj në vitin 1991.
Partia Socialiste e Edi Ramës, pavarësisht 12 viteve pushtet, në vend që të gërryhej nga qeverisja, përkundër çdo shpjegimi të politologëve apo sondazheve, ka arritur jo thjesht të rritet, por të rritet në mënyrë marramendëse.
Në fakt, nga 72 mandatet që ka patur herën e fundit, deri tani PS po noton në ujërat e 83 mandateve e vetme. Nëse kësaj i bashkohen edhe 3 mandatet e Tom Doshit, Rama do ta ketë fare të lehtë që të “blejë” dhe 6 mandate që i nevojiten për të krijuar 2/3 në Parlament të ndryshuar çdo ligj, apo edhe kushtetutën, siç ja do endja.





