FLASH :

Durrës/ Vijon numërimi i votave, ndërprerje në Sukth, Shijak dhe Krujë

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit po vijon në 4 KZAZ-të e qytetit, ndërsa në Sukth, Shijak dhe Krujë numërimi është ndërprerë për shkak të lodhjes së komisionerëve. Në këto tre bashki, procesi pritet të rinisë sapo të sigurohen numërues zëvendësues dhe të rikthehet kapaciteti i nevojshëm për vijimin e punës.

Sipas rezultateve të deritanishme, në Bashkinë Krujë janë numëruar 17 nga 93 qendra votimi, ku Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim (PD-ASHM) kryeson me 2,880 vota (49.34%), ndërsa Partia Socialiste (PS) ka marrë 2,659 vota (45.55%). Në Bashkinë Shijak, PS kryeson me 1,414 vota (62.98%), ndërsa PD-ASHM ka marrë 721 vota (32.12%). Në qytetin e Durrësit janë numëruar 80 nga 346 qendra votimi, ku PS kryeson me 11,998 vota (52.73%), ndërsa PD-ASHM ka marrë 8,735 vota (38.39%).