FLASH :

Torturohen numëruesit, ndalon numërimi në Pogradec me unanimitet

Në një vendim të marrë unanimisht nga anëtarët e Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), është ndërprerë plotësisht procesi i numërimit të votave deri në orën 12:00 të mesditës së sotme.


Shkak për këtë vendim është bërë lodhja fizike dhe mendore e numëruesve që janë angazhuar prej orësh të tëra pa ndërprerje, si dhe mungesa e numëruesve zëvendësues, të cilët nuk janë paraqitur në vendin e caktuar për të vijuar me procesin.


Në unanimitet, anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale të numërimit deri në orën 12:00, për shkak të lodhjes së numëruesve dhe mosparaqitjes së zëvendësuesve.
Ky pezullim i përkohshëm ngre shqetësime mbi ritmin e ngadaltë të procesit zgjedhor dhe mund të sjellë vonesa të mëtejshme në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Mbetet për t’u parë nëse brenda orarit të njoftuar do të mundësohet rifillimi i normalizuar i procesit, apo situata do të përkeqësohet për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore.