Procesi i numërimit të votave vijon ende në shumicën dërrmuese të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të fundit, ritmi i numërimit ka qenë i pandërprerë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit.
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike është në avantazh në qarqe veriore të vendit: Shkodër e Kukës.
Në këto zona, kutitë e numëruara deri tani tregojnë një epërsi të qëndrueshme të PD-së ndaj Partisë Socialiste, ndërsa forcat e tjera kanë mbetur në shifra më të ulëta.





