FLASH :

Vendosmeria e 90 vjeçarit për të votuar, shpjegon pse Vlora e mban në kembë regjimin

Një 90-vjeçar që shkon me bastun për të votuar sot në Vlorë u bë simboli i besnikërisë së pathyeshme që një pjesë e qytetit vijon të ketë për regjimin në pushtet – pavarësisht gjithçkaje. Në një qytet të mbushur me pluhur kantierësh të braktisur, rrugë të shkatërruara dhe lagje të tejmbushura me mbeturina, shumë banorë të brezit të vjetër vazhdojnë të votojnë me bindje për Partinë Socialiste, si një akt historik, gati ritual.

Kjo besnikëri vjen nga kohët e komunizmit, kur Vlora ishte një bazë e luftës antifashiste dhe bastion besnik i regjimit të vjetër. Ironikisht, edhe sot shumë prej tyre vazhdojnë të votojnë “të majtën”, duke ngatërruar adresën – sepse Edi Rama, veç i majtë, nuk është. Por forca e zakonit mbizotëron mbi realitetin, dhe ndërsa të rinjtë braktisin qytetin, janë pikërisht këta votues nostalgjikë që e mbajnë regjimin në këmbë – një regjim që i ka kthyer idealet në kantier të përhershëm.