Erion Veliaj dhe Alqi Bllako, dy zyrtarë të lartë që ndodhen në burgun e Durrësit, nuk pranojnë të dalin për të votuar në zonën e posaçme të ngritur për votimin e të burgosurve, në rast se ka prani kamerash.
Kujtojmë se Erion Veliaj ndodhet në burgun e Durrësit pasi është arrestuar për akuza të rënda penale për korrupsion dhe fshehje pasurie. Ndërkohë, zyrtari Alqi Bllako ndodhet në burg për çështjen e inceneratorëve, në të cilën është përfolur edhe emri i Erion Veliajt, megjithëse ende nuk ka një akuzë zyrtare ndaj tij.







