FLASH :

Policia rreshtore në stadium.Gati për “luftën” e nesërme elektorale

Efektivët e Policisë në Vlorë, të cilët do të jenë të angazhuar për procesin e votimit dhe numërimit të votave, kanë marrë pjesë në trajnimin final për zgjedhjet e 2025-ës. Të gjithë efektivët kanë marrë instruksionet e fundit për angazhimin e tyre, duke nisur nga ora 15:00 e kësaj të shtune.

Porositë e fundit janë dhënë edhe nga drejtuesi i Policisë së Qarkut Vlorë, Elidon Çela, si dhe nga shefi i Rendit, Shpëtim Hasanaliaj. Udhëzimet kanë të bëjnë kryesisht me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pozicionimin e efektivëve të policisë dhe mënyrën e sjelljes së tyre gjatë ditës së votimit dhe gjatë procesit të numërimit të votave.