FLASH :

Sophie Kasaei: Operacioni që gati më vrau për një ‘trup si i Kim Kardashian’

Sophie Kasaei, ish-ylli i Geordie Shore, ka ndarë hapur përvojën e saj të dhimbshme me operacionet estetike, përfshirë një ndërhyrje që gati i mori jetën. 35-vjeçarja britanike tregoi se pas një reaksioni të rëndë alergjik që i shkaktoi PTSD, u deshën vite që të ndërmerrte guximin për të shpërbërë filler-at në fytyrë. Ajo e dokumentoi këtë hap në klinikën luksoze të Dr. Rosh në Cheshire, ku ndau pamjet e transformimit dhe emocionet e saj të përziera.

Sophie, e cila ndjeu presion për të ndryshuar pamjen si figurë televizive, pranoi se operacionet plastike falas jashtë shtetit e shtynë drejt një varësie që kulmoi me një Brazilian Butt Lift (BBL) të dështuar në Turqi. Ndërhyrja, e kryer në një spital të rrënuar, çoi në një infeksion të rëndë që rrezikoi jetën e saj. Në një moment kritik në Meksikë, mjekët i shpëtuan jetën duke i nxjerrë një litër qelb nga një absces në vithe. “Mendova se do të vdisja, dhe kërkova të më kthenin në shtëpi që të vdisja pranë familjes,” rrëfen ajo.

Pas vitesh transformimesh, Sophie po përpiqet të rikthehet te pamja e saj natyrale, duke e quajtur këtë rrugëtim si “rilindjen e vetes së vërtetë”. Me një mesazh të fuqishëm për vajzat e reja, ajo paralajmëron për rreziqet e kirurgjisë estetike të lirë dhe të pamenduar, ndërsa thekson rëndësinë e pranimit të vetvetes.