Me skenat adrenalinë të “Mission: Impossible” që sfidojnë gravitetin, Tom Cruise ka zbuluar se sekreti i qëndrueshmërisë së tij është një mëngjes i bollshëm anglez me përmasa epike.
Në një intervistë për gazetën Mirror, aktori 62-vjeçar rrëfeu se konsumon çdo ditë një mëngjes me gati 12 vezë, salçiçe, proshutë, bukë, kafe dhe shumë lëngje për të përballuar intensitetin e xhirimeve – përfshirë akrobacitë e famshme me ecje me krahë në lartësi ekstreme.
“Ha shumë, sepse trupi im djeg shumë energji në ato kushte ekstreme,” tha ai. Cruise i bashkohet kështu yjeve si Dwayne Johnson dhe Mark Wahlberg, të cilët kanë pranuar dieta të ngjashme për role të ngarkuara fizikisht.
Ndërkohë, aktori u shfaq sërish në Londër në festën e 50-vjetorit të David Beckham, ku u pa në shoqërinë e aktores Ana de Armas, me të cilën u largua në të njëjtën makinë pas darkës luksoze në restorantin “Core”.