FLASH :

Endrit Shabani, 2 mijë USD shpenzime për 1 javë/ Nga rroga si pedagog i gjen paratë?

Kandidati i Nismës Thurje, Endrit Shabani, duket se vazhdon të befasojë me aktivitetin e tij në rrjetet sociale. Me sa duket, fushata e tij nuk është vetëm një betejë politike, por edhe një sfidë financiare. Nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale, del se vetëm në Facebook, Shabani ka shpenzuar rreth 4 mijë dollarë në tre muajt e fundit. Ajo që bie në sy është fakti se 2 mijë USD janë shpenzuar vetëm në një javë, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi burimin e këtyre fondeve.

Dhe kjo është vetëm një pjesë e “investimit” të tij në rrjetet sociale. Po në platformat e tjera? Sa para të tjera ka derdhur Shabani në këto kanale?
Nga e gjitha kjo, lind natyrshëm pyetja: A vijnë këto para nga paga e tij si pedagog, apo ka burime të tjera të ardhurash? Kujtojmë që Shabani ka qenë pjesë e Fondacionit Soros, një strukturë e njohur për pagat e majme të drejtuesve dhe anëtarëve të bordeve, ku shumat mujore shpesh kapin mijëra apo dhjetëra mijëra euro.

Ndërkohë, sipas një grafiku të publikuar nga Skyweb.al, shpenzimet për fushatë janë në rritje, veçanërisht në qarqe si Elbasani, Durrësi dhe Vlora, ku lufta për vota duket se po bëhet me sponsorizime të konsiderueshme. Pra, a janë këto fonde të pasqyruara siç duhet në deklaratat financiare? Apo thjesht është një tjetër rast i “fondeve misterioze” që kanë zakonisht disa kandidatë?

20 kandidatet qe shpenzuan me shume gjate javes se kaluar ne MET. Burimi: META.