Një episod tronditës ndodhi drejtpërdrejt në ekranet e Fox News mbrëmjen e së enjtes, kur analistja politike Camryn Kinsey humbi ndjenjat papritur gjatë një interviste live në emisionin Fox News @ Night, duke befasuar shikuesit dhe moderatorin Jonathan Hunt – i cili u kritikua ashpër për reagimin e tij.
Kinsey, ish-zyrtare në administratën Trump dhe aktualisht drejtuese e kompanisë Titan Media Strategies, ishte ftuar për të diskutuar ndryshimet ideologjike mes presidentit aktual dhe Donald Trump. Por ndërsa fliste, ajo nisi të ngatërrohej me fjalët dhe papritmas sytë iu rrotulluan, përpara se të binte anash nga karrigia.
“Ideologjia është ajo ku… nuk është fjala për uh,” – u shpreh Kinsey, përpara se të rrëzohej.
Pamja tronditëse bëri që moderatori Hunt të çohej pothuajse nga vendi i tij, ndërsa një anëtar i stafit nxitoi drejt Kinsey. Ai tha:
“Oh! Oh Zot,” – u dëgjua të thoshte Hunt, përpara se të drejtohej sërish te kamera:
“Do të marrim ndihmë për Camryn… um… le të kthehemi te Lydia, ndërsa shohim çfarë ndodh me Camryn këtu.”
Më pas, ai vendosi të ndërpresë transmetimin për reklamë:
“Në fakt, do të shkojmë në një ndërprerje këtu. Kthehemi së shpejti.”
Pas rikthimit në transmetim, Hunt sqaroi se Kinsey ishte në rregull dhe po merrte ndihmën e duhur nga paramedikët.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i të fikëtit të papritur, por më herët gjatë ditës Kinsey kishte postuar në rrjete sociale mbi ngjarjet në Vatikan, duke mos lënë të kuptohej se ndjehej keq.
Pamjet tronditëse ndezën reagime të forta në rrjetin “X” (ish-Twitter), ku përdorues të shumtë shprehën shqetësimin për gjendjen e saj, por edhe zemërim ndaj moderimit të situatës nga ana e Jonathan Hunt:
“Camryn Kinsey sapo humbi ndjenjat live në TV. Thanë se po lëvizte dhe paramedikët po i ofronin ndihmë,” – shkroi një përdorues.
“Nuk jam fans i saj, por shpresoj të jetë mirë,” – shtoi një tjetër.
“Më e rëndësishmja – pse djalli Jonathan Hunt nuk reagoi menjëherë për ta ndihmuar, por vazhdoi segmentin?” – pyeti dikush.
Të tjerë i dolën në mbrojtje moderatorit, duke kujtuar se ai më vonë konfirmoi se Kinsey ishte në gjendje të qëndrueshme.
Kush është Camryn Kinsey?
- Komentuese politike dhe drejtuese e Titan Media Strategies.
- Ish-korrespondente e Shtëpisë së Bardhë për One America News Network.
- Në moshën 20-vjeçare u emërua drejtoreshë për marrëdhënie të jashtme në administratën Trump.
- E njohur për deklaratën:
Vetëm në Amerikën e Trump mund të kalosh nga një palestër në Shtëpinë e Bardhë. Ky është ëndrra amerikane.”


