FLASH :

Cinizmi i pa fre i Edi Ramës, përdor “mish për top” viktimat e Gërdecit dhe 21 Janarit

Në një video të fundit elektorale, Kryeministri Edi Rama ka përdorur pamje nga dy prej tragjedive më të mëdha të Shqipërisë, Gërdeci dhe 21 Janari, duke i shfrytëzuar ato për të sulmuar politikisht kundërshtarin e tij kryesor politik. Pamjet tronditëse nga shpërthimi i Gërdecit dhe viktimat e 21 Janarit janë përdorur për të ngritur imazhin e Edi Ramës, ndërsa poshtërohet pala tjetër politike, ndonëse ky i fundit nuk është dënuar për të tilla gjëra.

Ky përdorim cinik i tragjedive kombëtare tregon një mungesë të plotë etike dhe respekti për viktimat dhe familjet e tyre. Viktimat e 21 Janarit, që humbën jetën gjatë protestës përballë Kryeministrisë, dhe ata të Gërdecit, ku qindra familje u shkatërruan nga shpërthimi fatal, janë shndërruar në mjete propagande. Në vend që të nderohen dhe të kujtohen me respekt, ata janë përdorur si armë politike për të manipuluar opinionin publik.

Rama ka luajtur rolin e korbit që ushqehet me kufoma, për hir të egos së tij për pushtet.
Në vend të një përballjeje me program dhe ide, fushata elektorale e PS-së ka degraduar në përdorimin e viktimave për përfitim politik. Ky është një shembull i qartë i cinizmit të pakufijshëm dhe mungesës së standardeve etike, duke e kthyer fushatën elektorale në një lojë të ndyrë propagande ku tragjeditë shfrytëzohen për poena politikë.