Në moshën 9-vjeçare, Kristina Pimenova nga Moska fitoi famë botërore si “vajza më e bukur në botë”, me sytë e kaltër të thellë dhe flokët biond mjaltë. Por rruga drejt suksesit nuk erdhi pa polemika. Nëna e saj, Glikeriya ish-modele vetë u përball me kritika të ashpra për publikimin e fotove që u cilësuan si të papërshtatshme për një fëmijë.
Në një intervistë për MailOnline në vitin 2014, Glikeriya reagoi: “Nuk pranoj asnjë akuzë për seksualizimin e fëmijës tim. Të gjitha fotot janë të pafajshme. Në fakt, Kristina nuk e pëlqen shumë kur e fotografoj, ndaj e bëj shpejt dhe pa e kuptuar ajo.”
Ajo shtoi me tone të forta: “Vetëm dikush me prirje pedofile mund të shohë diçka seksuale në ato foto. Është koha të vizitoni një mjek.”

Nga fëmijë-model te aspirante për aktore
Pavarësisht zhurmës mediatike, Kristina nuk u tërhoq nga modelingu. Ajo realizoi fushata për emra si Vogue, Armani, Burberry, ndërsa sot, në moshën 19-vjeçare, studion për aktrim dhe synon një karrierë në film.
“Modelingu për mua nisi si një lojë. Nuk e kuptoja fare se çfarë ishte, thjesht u futa aty për t’u argëtuar,” tha ajo në një intervistë për Avant School. Sot, ajo luan role nga klasiket e teatrit dhe ka interpretuar në adaptimin e Krim dhe Ndëshkim të Dostojevskit.
Në film, ajo është shfaqur në tituj si The Russian Bride, Secret Neighbour dhe Creators: The Past. Ndërsa në rrjetet sociale, ajo ndan momente nga jeta me 2.4 milionë ndjekësit në Instagram si takimi i saj me grupin K-Pop Blackpink në një koncert të fundit.

Nëna kundër stereotipeve dhe gjykimeve
Glikeriya ka qenë në qendër të debateve që nga momenti kur publikoi një foto të Kristinas duke përqafuar lodrat e saj në plazhin e Maldiveve. “Komentet ishin absurde më thanë se ajo po mbulonte gjoksin sepse ndjente sikur kishte diçka për të fshehur. Këto janë probleme serioze mendore të atyre që komentojnë.”
Ajo këmbënguli se të gjitha pozat ishin spontane dhe të natyrshme. “Nuk e kam detyruar kurrë të bëjë ndonjë pozë specifike. Kristina është thjesht një vajzë e vogël që tërheq shumë vëmendje për fat të keq, jo gjithmonë nga njerëzit e duhur.”
Ajo solli si shembull një foto të Kristinas duke luajtur badminton me bluzë e pantallona të shkurtra, që shkaktoi reagime negative vetëm pasi u publikua në media perëndimore. “Në rrjetet tona sociale, askush s’e pa si problem. Çfarë duhet të veshë një fëmijë në verë, kur luan badminton? Ndoshta duhet të padisim markat si Cavalli Junior dhe Mango Kids për ‘veshje të këqija’?”
Një fëmijëri mes sportit dhe modelingut
Glikeriya përshkroi jetën e Kristinas në moshën 9-vjeçare për të treguar se ajo kishte një fëmijëri të zakonshme, të mbushur me sport veçanërisht gjimnastikë ritmike.
“Zgjoheshim në 7 të mëngjesit, në 8 ishim në shkollë, e merrja pasdite dhe e çoja në shkollën e sportit në Moskë ku kalonte 4 orë, 6 ditë në javë. Jetojmë jashtë Moskës, kështu që na duheshin 3 orë në makinë çdo ditë. Mbrëmjeve hante darkë, bënte detyrat dhe flinte.”
Modelingu, sipas saj, ishte një formë pushimi dhe argëtimi për Kristinan.

Nga e vogël me emra të mëdhenj
Që në moshën katërvjeçare, Kristina realizoi setin e parë fotografik. Deri në moshën 9-vjeçare, ajo kishte bashkëpunuar me Armani Junior, Roberto Cavalli, Dsquared2, Fendi, Dolce & Gabbana, Benetton dhe shumë të tjera. Fama e saj shpërtheu kur fotot nisën të shpërndaheshin masivisht online faqja e saj në Facebook arriti mbi 2.1 milionë pëlqime, dhe llogaria në Instagram mbi 300 mijë ndjekës.
Mes kritikëve dhe realitetit
“Unë thjesht shihja një vajzë të bukur dhe doja të ruaja kujtime nga rritja e saj,” tha Glikeriya, duke shtuar se shumë njerëz e paragjykojnë pa e njohur. “Na quajnë modele budallaqe, fëmijë pa fëmijëri, nëna që bëjnë para. Nuk janë të vërteta. Kristina ka një jetë të lumtur. Dhe për ata që pyesin, unë kam diplomë universitare me rezultate të shkëlqyera.”
Ajo e mbylli me një reflektim për paragjykimet: “Fatkeqësisht, shumë njerëz kanë një problem me suksesin dhe bukurinë e të tjerëve. Por ky është problemi i tyre, jo i imi.”








