FLASH :

“Djalli” në Kishë!/ Ja përse ateisti Qori po e mbyll fushatën te varri i Janullatosit

Neo-komunisti i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se do ta mbyllë fushatën e partisë së tij ditën e premte në mjediset e një salle brenda Katedrales Ortodokse në Tiranë, ku ndodhet edhe varri i Anastas Janullatosit, kryepeshkopit grek të kishës së krishterë shqiptare.

Qoristët njihen si komunistë, ateistë dhe Che Guevar-istë.

Parimet dhe ideologjia e tyre politike bien ndesh me fenë.

Mirëpo pak muaj më parë, kur agjenti grek në krye të Kishës shqiptare, Janullatos, ndërroi jetë, një nga aktivistet e Qorit, Bora Mema, bëri një sy “qorr”, ndaj veprës anti-shqiptare të Janullatosit në vendin tonë dhe i bëri atij një “katharsis” para shokëve të partisë dhe të të njëjtit ideal, duke ia falur të gjitha mëkatet anti-shqiptare dhe duke i kushtuar atij një requiem post-mortum adhurimi dhe mitizimi, se medemek Janullatosi na paskësh qenë anti-fashist dhe protestues kundër diktaturës së gjeneralëve në Greqi, në rininë e tij.

Kaq i mjaftoi qoristëve që të shihnin tek Janullatosi, shokun komunist dhe t’i mbyllnin sytë përpara veprës armiqësore të tij për krijimin e një Vorio Epiri kulturor në të gjithë jugun e Shqipërisë, me varre, kisha dhe flamuj grekë, të kundonodhur, që nga Kosina e Përmetit, e deri në Dropull, fshatërat e Vlorës, të Korçës e kështu me radhë.

Ndaj dhe zhvillimi i mbledhjes së fundit të Qorit në Kishën shqiptare, por të uzurpuar nga grekët, me mëkëmbësin e Janullatosit, Joanin, që u bekua menjëherë nga Micotaqisi, sapo mori detyrën, i ka rrënjët te një tradhti ndaj kauzës kombëtare dhe ideologjike të patriotëve shqiptarë.

Ky është i vetmi shpjegim ndaj absurdit dhe non sensit se përse një komunist dhe ateist duhet të shkojë të “falet” në Kishë.

Ambasada greke në Tiranë dhe spiunët e bodrumeve të Katedrales, nuk mund të linin t’u shpëtonte kjo mundësi e artë, e shtrimit influencën te një parti e re në spektrin shqiptar, pas dorës së bashkëpunimit që duk se iu zgjat nga Qoristët.

Qori dhe Lëvizja Bashkë, pas Roza Luksemburgut, organizatës komuniste që financon partitë pro Putinit në Gjermani, duket se po tentojnë t’ua shesin shpirtin dhe qarqeve anti-shqiptare, që duan të rrisin influencën e tyre politike, ekonomike dhe kulturtore në vendin tonë, si formë e panhenelizmit të kamulfuar në dëm të shqiptarizmit.  

Video ku Qori njofton për vendimin e çuditshëm në Euronews Albania: