E bardha rikthehet në modë: Çanta që nuk duhet t’ju mungojë këtë pranverë dhe verë

Në pranverë dhe verë, siç e dimë mirë, e bardha është ngjyra që mbizotëron në çdo garderobë. Por këtë sezon, ajo nuk dominon vetëm në veshjet klasike si fustanet apo bluzat, por spikat fuqishëm edhe në aksesorë – veçanërisht në çanta.

Çanta e bardhë vjen si një frymëmarrje freskie, duke u kthyer në aksesorin më të kërkuar të momentit. Sekreti për ta kombinuar me stil? Luani me kontrastet. Ajo shkon në mënyrë perfekte me të zezën klasike, por është po aq elegante edhe kur vishet me lule, vija, modele tie-dye, xhinse apo veshje me tone të ndezura.

Versatile dhe gjithmonë në modë, çanta e bardhë është aleati numër një i kësaj vere – një zgjedhje që nuk zhgënjen në asnjë situatë.