FLASH :

Shkollat “smart” të qeverisë, ku fëmijët shkojnë me kalë në vitin 2025!

Në klasat smart ku nxënësit në 2025 shkojnë në shkollë me kalë!

Propaganda e MAS prej muajsh flet për shkolla smart, fasada luksoze dhe arritje në sektorin e arsimit, teksa realiteti në arsim i gris pasaportën evropiane kësaj qeverie.

Pasi pamë shkolla të kthyera në shtëpi bari dhe emërime te spaçatorëve si drejtues shkollash artisike, koha e deshi të shihnim dhe fëmijë që shkojnë me kalë në shkollat smart.

Nga fshati Këmbëthekër i bashkisë Maliq, vjen një histori sakrifice dhe përkushtimi në emër të dijes, që na kthen pas në kohën kur ky vend nuk kishte as shtet.

Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit e tij në shkollën e Novoselës, fshat të cilin fëmijët duhet ta përshkruajnë mbi kalë për rreth 1 orë, për shkak të pamundësisë ekonomike.

Ky realitet është i papranueshëm në vitin 2025 në një vend që pretendon Evropën dhe Gëzim Topçiu që ka 25 vite në krye të Bashkisë Maliq, duhet ti japë vetë zgjidhje emergjente këtij rasti.

Ky rast është denoncuar nga organizata “Qëndresa Qytetare”.

May be an image of 2 people