FLASH :

Arrestohet në Sarandë kandidati për deputet, dyshohet për kokainë

Ergys Isufi, kandidat për deputet në qarkun e Vlorës nga subjekti politik Shqipëria Bëhet, është arrestuar nga policia në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, Isufi dyshohet se është kapur në flagrancë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë. Burime nga grupi hetimor thonë se ai ka tentuar të largohet në momentin e ndërhyrjes së policisë, por është neutralizuar menjëherë nga forcat e rendit.

Pas ndalimit, uniformat blu kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në banesën e tij, në kërkim të provave të tjera që mund të lidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, ndërsa pritet që në orët në vijim të jepen detaje të mëtejshme mbi arrestimin, sasinë e dyshuar të lëndës narkotike dhe statusin ligjor të të arrestuarit.