FLASH :

Zegjineja ka 2 ditë që ka kyçur gojën për Gazin

Prej dy ditësh, Zegjine Çaushi, një nga tallëset më të zëshme të Gazment Bardhit në rrjetet sociale, nuk ka publikuar asnjë postim në lidhje me të.


Heshtja e papritur e Çaushit vjen pikërisht në momentin kur SPAK ka konfirmuar se ajo është zyrtarisht nën hetim për krime zgjedhore, si kanosja apo korrupsion aktiv dhe shpërdorimi i detyrës.


Kjo ndërhyrje e drejtësisë është për t’u përgëzuar, pasi në këtë mënyrë, bëri që një kandidate për deputete, nga palaço, të kthehet me këmbë në tokë.
Në këtë mënyrë, krijohet dhe precendeti, që deputetet të mësohen që përballë qytetarëve të kenë përgjegjësi dhe të japin llogari, në vend që të shndërrohen në kllounë cirku për kryetarët përkatës.


Nuk dihet nëse Zegjineja do t’i kthehet apo jo talljeve, por ajo është e sigurt, është se për momentin asaj i ka ngrirë buzëqeshja në fytyrë.