FLASH :

Skandali/ Tubi derdh ujërat e zeza në mes të plazhit të Orikumit, në vendin ku lahen turistët

Një denoncim i rëndë është bërë publik në rrjetet sociale nga një qytetar, i cili ka zbuluar një problem shqetësues në plazhin e Orikumit. Sipas denoncimit, një tub i ujërave të zeza shkarkon direkt në det, pikërisht në zonën ku lahen turistët, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik dhe imazhin turistik të rajonit.

Tubacioni në fjalë është pjesë e një projekti shumëvjeçar me vlerë miliona euro, i nisur 11 vite më parë, por që sipas qytetarit ka mbetur në gjendje të degraduar dhe jashtë funksionit. Pamjet e publikuara tregojnë një situatë të papranueshme higjienike, në një kohë kur sezoni turistik është në prag dhe priten mijëra vizitorë në bregdetin shqiptar.

Autoritetet lokale nuk kanë reaguar ende mbi këtë denoncim, ndërkohë që qytetarët dhe aktivistët kërkojnë hetim të menjëhershëm dhe zgjidhje urgjente për ndalimin e ndotjes së detit.