Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në zonën e Bërdicës.
Burime bëjnë me dije se një kalimtar ka humbur jetën.
Mësohet se viktima është Gjovalin Nikolli, ndërsa drejtuesja e mjetit është Zana Kola.
Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.
Njoftimi i policisë
“Shkodër/Informacion paraprak: Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.“
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.







