FLASH :

Divorci përfundon, por lufta sapo ka nisur: Jodie Turner-Smith kërkon gjykatën për shkollimin e vajzës me Joshua Jackson

Joshua Jackson dhe Jodie Turner-Smith kanë finalizuar divorcin e tyre, por një mosmarrëveshje e rëndësishme i mban ende në gjykatë: shkollimi i vajzës së tyre pesëvjeçare, Juno. Sipas dokumenteve ligjore të siguruara nga TMZ, çifti ka rënë dakord për kujdestarinë e përkohshme të fëmijës përmes një ndërmjetësi, por janë në ngërç për zgjedhjen e institucionit arsimor ku vajza do të vazhdojë shkollën. Turner-Smith ka kërkuar ndërhyrjen e gjykatës, duke pretenduar se ka bërë kërkime të kujdesshme për një shkollë që ndodhet pranë banesës së ish-partnerit të saj dhe se ai po refuzon të japë pëlqimin e tij pa arsye konkrete.

Në aspektin financiar, aktori i njohur do të paguajë 2,787 dollarë në muaj për mbështetje ndaj fëmijës, por nuk do të ketë detyrime mujore ndaj ish-bashkëshortes së tij. Ndërkohë, Jodie Turner-Smith po kërkon që ai të mbulojë edhe 75,000 dollarë për shpenzimet e saj ligjore të lidhura me këtë konflikt të fundit. Kujtojmë se aktorja paraqiti kërkesën për divorc në tetor 2023, duke përmendur “dallime të papajtueshme”, ndërsa historia e dashurisë së tyre nisi në vitin 2018 gjatë festës së ditëlindjes së Jackson dhe u konkretizua shpejt me fejesë e martesë.