Një detaj i dukshëm në postimin më të fundit të Justin Bieber në rrjetet sociale ka ngjallur shqetësim për përdorimin e mundshëm të drogës nga këngëtari.
Autori i hitit “Sorry”, 31 vjeç, ndau disa foto nga një pushim në një studio të izoluar në male, ku shfaqej duke regjistruar muzikë. Por dy prej fotove të publikuara tërhoqën vëmendjen e fansave për arsye të tjera.
Në një prej tyre, shfaqej miku i tij, këngëtari australian Eddie Benjamin, 23 vjeç, duke luajtur kitarë. Por në sfond, përmes një dere të hapur në këndin e majtë, fansat vunë re Bieber-in dukej sikur po pinte nga një bong.

Një tjetër foto e tregonte këngëtarin të ulur në një verandë me pamje nga malet, ku në dysheme pranë tij shihej sërish një objekt që dukej si bong. Përkrah tij, Eddie ishte fotografuar duke pirë cigare.
Dailymail.com ka kontaktuar përfaqësuesit e Bieber për koment, por nuk ka ende përgjigje.
Në foto të tjera, të postuara gjatë fundjavës, Justin shfaqet me një bluzë portokalli, një kapele rozë, pantallona të gjera gri dhe atlete rozë.
Në komente, fansat vërejtën menjëherë praninë e bong-ut:
“Është një bong gjigant”, shkruante një përdorues.
“Bong-u në sfond.”
“Duket sikur janë dy marihuanistë. Gjithmonë kam menduar se @justinbieber ishte më mirë se kaq. Të paktën mbaje larg syrit të publikut. Nuk je shembull i mirë për fansat e tu të rinj.”
“Bong-u më i madh se vetë ai,” komentoi një tjetër.
Postimi i fundit sugjeron se Bieber mund të jetë duke punuar për projekte të reja muzikore, pas zërave se ai është “i falimentuar” – pretendime që përfaqësuesi i tij i mohoi muajin e kaluar.
Një nga fotot e reja e tregonte atë me një pulovër neon të verdhë përpara një mikrofoni, me sytë mbyllur, ndërsa një tjetër e shfaqte me kufje në një studio të improvizuar.
Përveç Eddie-t, Bieber ishte i shoqëruar edhe nga disa miq të tjerë meshkuj gjatë qëndrimit në studio.
Një foto bardhezi e tregonte Bieber-in të shtrirë në natyrë me malet pas tij.
Kjo nuk është hera e parë që fansat shprehin shqetësim. Në mars, këngëtari ndau një tjetër postim ku dukej duke pirë nga një bong mbi një biçikletë elektrike, dhe publikoi një video duke improvizuar një rap për të qenit “high”.

Në një video tjetër, ai dukej duke thithur dhe nxjerrë tym nga një cigare që dukej si joint, me sytë mbyllur dhe një buzëqeshje të gjatë ndërsa kërcehej para kamerës.
Në shkurt, Bieber hodhi poshtë zërat për përdorim drogash pas disa paraqitjeve në publik ku dukej i dobët dhe i rraskapitur. Reprezentuesi i tij i tha TMZ-së se “narrativa e përsëritur se Justin përdor drogëra të forta është absolutisht e pavërtetë”, duke shtuar se “ai ndodhet në një nga periudhat më të mira të jetës së tij”.
Burime pranë tij thanë se pamja e lodhur vinte nga një natë pa gjumë duke regjistruar dhe kujdesi për djalin e tij të vogël, Jack Blues, i cili kishte vështirësi për të fjetur.
Në vitin 2020, Bieber foli hapur për të kaluarën e tij me varësinë nga droga. Ai tregoi se kishte nisur të pinte kanabis në moshën 12–13 vjeç dhe më vonë kishte kaluar në substanca më të forta, përpara se të vendoste të hiqte dorë kur ndjeu se “po vdiste”.
Në muajt e fundit, ai është fotografuar disa herë në publik në gjendje të çrregullt, duke nxitur shqetësime për shëndetin dhe mirëqenien e tij.
Gjithashtu janë ngritur dyshime për problemet e tij financiare, edhe pse në vitin 2023 ai shiti të drejtat e katalogut të tij muzikor për 200 milionë dollarë.
Sipas burimeve për Puck News, Bieber “ka nevojë për para dhe dëshiron të punojë”, ndërsa thuhet se i detyrohet ende një shumë të konsiderueshme kompanisë së turneve AEG për anulimin e turit të tij në mars 2023.
Albumi i fundit i tij studio ishte “Justice” në vitin 2021, që pati sukses të madh me këngë si Peaches, Holy, Anyone dhe Ghost.
Në shkurt 2023, ai anuloi zyrtarisht pjesën e mbetur të turneut “Justice World Tour” pas diagnostikimit me sindromën Ramsay Hunt, e cila mund të shkaktojë paralizë të fytyrës.







