Këto janë çantat më të kushtueshme në botë

Mund t’i gëzojnë vetëm njerëzit me buxhete të pallogaritshme.

Edicione të limituara, me lëkura ekzotike, e detaje të çmuara që i kanë zili edhe stolitë më brilante. Çantat më të kushtueshme të botës, thesare elitare që shiten në ankande, të destinuara vetëm për kategoritë e superDivave, ose një grupi shumë të ngushtë me buxhete të pallogaritshme.

Ndër brandet e modës në majë të klasifikimit për shtrenjtësi dhe unicitet janë produktet e Hermes, etalon i luksit, kryesisht më ikonikët Birkin apo Kelly.

Për të patur një çantë të tillë, qoftë edhe modelet bazike, nuk është aspak e thjeshtë, pasi së pari duhet të jesh klient i Shtëpisë së Modës, dhe së dyti është arritje të renditesh në listën e pritjes që mund të zgjasë vite të tëra për të pasur pikërisht porosinë në duar.

“Deri më sot, rekordin për çantën më të shtrenjtë në botë e mban 1001 Nights Diamonds, prodhuar nga mjeshtëria e 10 artizanëve të shtëpisë së Liksit libaneze Mouawad. E konceptuar në formë zemre, është e mbuluar me 4 mijë diamantë të bardhë, të verdhë dhe rozë, me një total prej 382 karatë, për një çantë aksesor që me të drejtë zë vendin e parë në podium.”

Një çantë-stoli tjetër, është Nirkin Sac Bijou, me vlerë 2 mln $, pjesë e koleksionit Haute Bijouterie Hermes. Është realizuar nga disegnuesi Pierre Hardy, kjo çantë në miniaturë është në flori rozë, e zbukuruar me mbi 2 mijë diamantë, dhe mund të mbahet edhe si byzylyk. Në botë, eksistojnë vetëm 3 ekzemplare.

Një tjetër çantë e firmosur Hermes, mban vendin e tretë në listën e më të shtrenjtave, dhe është një Birkin në platin dhe me mbi 2 mijë diamante edhe kësaj here. Është rripi i saj është i stolisur me diamante, dhe mund të çmontohet e të përdoret edhe si varëse, sikurse edhe mbyllja qendrore me një diamnt të madh në formë dardhe, që mund të përdoret edhe si një solitary, pra unazë premtim- dashurie.

Një tjetër shtëpi mode e famshme për krijimet e saj është edhe Louis Vuitton, e kësaj here më objektin iper luks Speedy Millionaire, në lëkurë krokodili dhe me një zinxhir të mbuluar me diamante, që kushton një million Dollar.

Kjo çantë që shfaqet është Himalayan Kelly, me mbylljen në flori e diamante, e në vitin 2021 në ankandin Christie’s u shit për shifrën 513 mijë $.

E ndiqet nga simotra e saj Himalayan Birkin, që konisderohet ndër më të rrallat në Tokë. Është e realizuar me lëkurë krokodili të Nilit, e ka marrë emrin nga dritëhijet që nga e errëta në të bardhe perlë, kujton majat e zbardhura të zinxhirit malor aziatik, apo Çatisë së Botës. Një version i saj me diamantë u shit në ankand në vitin 2022, me vlerë 450 mijë $.

E fundit për këtë listë, por jo nga bukuria apo detajet e veçanta, është Cleopatra Clutch. Një triumph i të çmuarës për këtë çantë të vogël të realizuar nga brand amerikan i aksesorëvë të luksit Lana Marks. Kjo markë e njohur, prodhon vetëm një çantë Cleopatra në vit, duke e personalizuar me fatlumen që do ta mbajë në duar.

Është një punim prej lëkure krokodili në argjend, dhe me mbajtëse të mbuluar me diamntë të bardhë, në një bazë floriri të bardhë 18 karatë. Kjo pochete është kthyer në ikonë të stilit për paradën në një Tapet të Kuq, pasi duke nisur nga vitet 2000, u shfaq në duart e aktorëvë të Hollywood si Helen Mirren, Charlize Theron apo Angelina Jolie. Ndër variante më të kushtueshme është version i krijuar për një aktore kineze, me 40 karatë diamantë te zinj, emri i saj i gdhendur me flori dhe diamante rozë tek mbyllja. Kjo është Cleopatra Clutch me e shtrenjtë në botë, me vlerë 400 mijë $.