FLASH :

Shehaj shpërthen në Astir: O drejtësia fiton, ose Rama shkon në burg!

Në një takim me qytetarët e Astirit, kandidati për deputet Agron Shehaj dha një mesazh të qartë dhe të fuqishëm: lufta kundër pandëshkueshmërisë duhet të vazhdojë, dhe askush, përfshirë Edi Ramën, nuk është mbi ligjin.


Me një ton të vendosur dhe argumentues, Shehaj vuri në dukje kontradiktat në qëndrimin e kryeministrit aktual ndaj drejtësisë. “E dëgjojmë shpesh që Rama flet për drejtësinë, por e ka me faza. E kishte fazën kur arrestuan krahun e tij të djathtë, Erion Veliajn, dhe aty nuk e mbështeti drejtësinë. Tani është në fazën që thotë ‘na votoni për të mbështetur drejtësinë’, por ne e dimë që po gënjen,” u shpreh ai.

Agron Shehaj denoncoi praninë e tre kandidatëve të Partisë Socialiste në lista, të cilët janë aktualisht nën hetim nga SPAK. Ai theksoi rastin e Olta Xhaçkës, e cila “akuzohet për shpërdorim detyre, u pasurua nëpërmjet plazhit, pasi vodhi tokën dhe u shpall vetë investitore strategjike.” Po ashtu përmendi edhe Plarent Ndrecën dhe Klotilda Bushkën, ku për këtë të fundit theksoi se “është në hetim nga SPAK për pengesë të drejtësisë.”

Shehaj u shpreh se Edi Rama po tenton të përdorë institucionet për të mbrojtur veten dhe jo qytetarët: “Rama do t’i fusë në parlament sepse do t’i shpëtojë. Por e vërteta është që nuk i interesojnë as ata, atij i duhet të mbrojë veten,” tha ai.
Fjalimi kulmoi me një deklaratë të fortë, e cila u duartrokit nga të pranishmit:
“Edi Rama do të përfundojë në burg, nuk ka ku të shkojë. Ose drejtësia do të dështojë, ose Edi Rama do të shkojë në burg. Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë.”


Agron Shehaj vijon të forcojë profilin e tij si një zë i besueshëm dhe i vendosur, duke u pozicionuar si një alternativë e qartë për të ardhmen e vendit.