FLASH :

Mos i fusni në frigorifer! 7 ushqime që prishen më shpejt kur i ftohni

Besimi se të gjitha ushqimet zgjasin më shumë në frigorifer është krejtësisht i gabuar. Në fakt, disa prej tyre prishen më shpejt dhe humbasin shijen apo cilësitë e tyre. Ja cilat janë produktet që nuk duhen futur në frigorifer:

1. Qepët
Lagështia e frigoriferit nxit mykun dhe kalbjen e qepëve. Ruajini në një vend të thatë dhe të ajrosur, jashtë frigoriferit.

2. Kafeja
Temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht në aromën e kafesë. Për ruajtje afatgjatë, përdorni një enë hermetike dhe mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.

3. Borziloku
Ky erëz i njohur vyshket shpejt në frigorifer dhe thith aromat e ushqimeve të tjera. Mbajeni në një gotë me ujë, si një lule.

4. Vaji i ullirit
Në frigorifer, vaji kondensohet dhe humbet vetitë e tij ushqyese. Ruajeni në një vend të freskët dhe të errët.

5. Mjalti
Mjalti nuk ka nevojë për frigorifer dhe nuk prishet, për sa kohë që mbahet i mbyllur mirë. Ftohja e bën të ngurtë dhe i ndryshon strukturën.

6. Buka
Në vend që të zgjasë jetën, frigoriferi e than bukën dhe ia humbet freskinë. Mbajeni jashtë frigoriferit, veçanërisht nëse është bukë e butë.

7. Avokadot
Për të pjekur avokadot, mbajini jashtë frigoriferit. Vetëm pasi janë prerë, mund të vendosni pjesët e mbetura në frigorifer për ruajtje të përkohshme.

8. Patatet
Frigoriferi u ndryshon shijen patateve, pasi niseshtja shndërrohet në sheqer. Ruajini në një qese letre në një vend të freskët, por jo të ftohtë.