FLASH :

1 i vrarë, 9 të plagosur, rendi dhe siguria në vigjilje të 11 Majit në mëshirë të plumbave qorr! Policia të lërë fushatën dhe t’i kthehet detyrës!

Qëndresa Qytetare: Policia të lerë fushatën dhe ti kthehet detyrës

Përqendrimi i vëmendjes së armatës së Policisë së Shtetit tek fushata zgjedhore ka bërë që rendi dhe siguria të jenë në mëshirë të plumbave qorr që muajin e fundit kanë qenë të pranishëm në qarqet Lezhë e Tiranë, ku kemi një bilanc tragjik, prej 1 të vrari dhe 9 të plagosur.

Në Lundër në 17 Prill u plagosën 4 persona në një atentat ku ishte ngatërruar objektivi, teksa po atë mbrëmje në Lezhë ishte ekzekutuar një person.

Këtë të shtunë në qendër të qytetit të Laçit pasi u hap zjarr ndaj një automjeti, 5 persona mbetën të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe një 58 vjeçare, e cila ishte shitëse ambulante, pas shiste qirinj në anë të rrugës.

Ngjarja mund të kishte shkaktuar një bilanc lufte, teksa të gjithë të plagosurit janë nisur me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Qëndresa Qytetare vlerëson se situata me rendin dhe sigurinë paraqitet problematike, ndaj kërkon që instancat ligjzbatuese të kthehen në detyrën për të cilën paguhen.

Teksa jemi vetëm një javë nga zgjedhjet, Qëndresa Qytetare i bën apel Policisë së Shtetit të marrë masa për të garantuar rend dhe siguri.