Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, Qarku i Durrësit mbetet një nga zonat më të rëndësishme dhe të diskutueshme në hartën elektorale të Shqipërisë. Me një total prej 14 mandatesh, çdo votë ka peshë të madhe në përcaktimin e përfaqësuesve të ardhshëm të këtij qarku në Kuvendin e Shqipërisë.
Viti | PS | PD | LSI | PR | Totali i mandateve |
2009 | 5 | 7 | 1 | – | 13 |
2013 | 6 | 5 | 1 | 1 | 13 |
2017 | 8 | 4 | 2 | – | 14 |
2021 | 8 | 6 | 0 | 0 | 14 |
Përballja kryesore: Oerd Bylykbashi vs. Klodiana Spahiu
Oerd Bylykbashi: Një jurist me përvojë dhe deputet i Partisë Demokratike, Bylykbashi ka shërbyer si nënkryetar i Komisionit të Ligjeve dhe ka qenë një zë i rëndësishëm në çështjet kushtetuese dhe reformën zgjedhore.
Klodiana Spahiu: Mjeke me profesion dhe deputete e Partisë Socialiste, Spahiu ka qenë aktive në çështjet shëndetësore dhe sociale, duke përfaqësuar interesat e komunitetit në Kuvend.
Përballja e numrave 2
Gent Strazimiri: Një figurë e njohur e Partisë Demokratike, Strazimiri ka shërbyer si deputet dhe zëvendësministër i Brendshëm. Ai është i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër krimit të organizuar dhe për mbrojtjen e vlerave konservatore.
Milva Ekonomi: Me një karrierë të gjatë në administratën publike, Ekonomi ka mbajtur pozita të rëndësishme si ministre e Ekonomisë dhe ministre e Bujqësisë. Ajo e ka nisur karrierën në politikë me partinë G99, pjellë e ish lëvizjes MJAFT, mbështetur nga SOROS dhe njihet si nje zonjë që punon për promovimin e politikave të majta moderne.
Por sa vota do të duhen për mandat deputeti në Durrës?
Burimi i Votave | Numër votuesish |
Brenda vendit (46.5% e 171,500) | ≈ 79,898 |
Diaspora (46.5% e ~11,700) | ≈ 5,436 |
Totali i votave | ≈ 85,334 |
Mandate | 14 |
Vota për mandat | 85,334 ÷ 14 ≈ 6,095 |
Të sigurosh 6095 vota në Qarkun e Durrësit për një mandat është një sfidë reale për çdo parti. Por sfida nuk qëndron vetëm mes PS dhe PD. Një pjesë e konsiderueshme e votave shkon tek partitë e vogla, të cilat sipas sondazheve nuk arrijnë të sigurojnë mandat. Këto vota, ndonëse shprehje pakënaqësie, nuk përkthehen në përfaqësim. Kështu, rreziku i “shpërdorimit elektoral” rritet: një votë që nuk kap pragun ndihmon proporcionalisht më të fortët. Në këtë kuptim, 6095 vota nuk është thjesht një shifër është një prag real mbijetese politike.