Ky është momenti tronditës kur një bandë adoleshentësh me balaklava dhunon brutalisht një punonjës dyqani dhe më pas vodhën cigare elektronike dhe pije të gazuara.
Punonjësi ndodhej në një kioskë në Northampton, në Angli, kur rreth 15 të rinj u futën me forcë në dyqan mbrëmjen e së martës.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë bandën duke e rrethuar punonjësin, të cilin e pinë pas derës së frigoriferëve.
Sulmi zgjati plot 16 minuta dhe ndodhi përballë një klienti të tmerruar, i cili nuk mund të bënte asgjë përveçse të shikonte ndërsa punonjësi goditej me grushta dhe shqelma pa pushim.
Në fillim, një nga djemtë u përpoq të bindte shitësin se ishte 18 vjeç për të blerë një vape, ndërsa një tjetër vodhi një pije të gazuar dhe doli nga dyqani pa paguar, duke bërë që punonjësi ta ndiqte jashtë.


Vetëm tre minuta më vonë, në orën 19:57, një grup më i madh u kthye, duke i hedhur shishe punonjësit dhe duke nisur një valë dhune fizike ndaj tij.
Në orën 20:08, një adoleshent i vetëm hyri dhe kërkoi telefonin e punonjësit, duke i thënë: “Ma jep telefonin, vëlla”, përpara se ta tërhiqte zvarrë pas banakut në një përplasje që zgjati rreth 2 minuta. Kur punonjësi u përpoq të kërkonte ndihmë, adoleshenti ia rrëmbeu telefonin nga dora.
Ky ishte sulmi i dytë në të njëjtin dyqan, “Norman’s News”, brenda dy javësh.
Pronari i dyqanit, Vishal Patel, 46 vjeç, deklaroi se dëmi i shkaktuar ishte rreth 2 mijë paund, përfshirë edhe mallrat e vjedhura.
Megjithëse sulmi ishte brutal, punonjësi nuk pësoi lëndime të rënda dhe aktualisht është duke u rikuperuar në shtëpi.
Z. Patel tha: “Është i lënduar, sytë i ka të kuq nga grushtet. Tre punonjësit e mi nuk pranojnë më të punojnë nga ora 5 deri në 9 të darkës. Javën e kaluar ata erdhën përsëri dhe morën disa pije. Këtë herë tentuam t’i ndalonim. Nuk kishin armë, vetëm përdorën grushta.”
Ai shton se policia e kishte paralajmëruar që të telefononte nëse banda rikthehej, por nuk u paraqitën kur rreth 30 persona u mblodhën një ditë më parë. “Kanë kaluar dy ditë dhe ende s’kam parë asnjë polic. Jam i frikësuar dhe pa staf.”

Z. Patel, baba i dy fëmijëve, kërkon prani më të madhe policore gjatë mbrëmjes: “Nëse vijnë sërish 10 ose 15 veta, nuk kam çfarë bëj. Policia thotë se patrullon, por unë nuk shoh askënd.”
Ai beson se të rinjtë janë nën ndikimin e alkoolit dhe kanabisit, çka ndikon në sjelljen e tyre.
Këshilltarja lokale Julie Davenport tha: “Rinia me balaklava është kthyer në trend – është frikësuese, veçanërisht kur ka edhe thika. Njerëzit janë të frikësuar. Duhet bërë më shumë dhe rastet duhet të trajtohen me serioz.”
Policia e Northamptonshire konfirmoi ngjarjen: “Më 29 prill, në orën 20:15, na u raportua një grabitje në një biznes në rrugën Drapery. Deri në 15 të rinj hynë në dyqan, dhunuan një punonjës, vodhën produkte dhe shkaktuan dëme.”
Zëdhënësja shtoi se policia ka përfshirë zonën në planet e patrullimit dhe do të vazhdojë të mbajë praninë e saj aty ku ka pasur probleme.







