Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetën në mënyrë tragjike.
Sipas mediave italiane një 20-vjeçar shqiptar u aksidentua me motor në rrugën “Modena” dhe si pasojë humbi jetën.
Ngjarja u regjistrua më 25 prill në Torrita di Siena ku shqiptari i identifikuar si Angelo Kanapari u aksidentua teksa ishte duke qarkulluar me motorin e tij.
Menjëherë ai u dërgua me urgjencë në spital ku për ditë me radhë luftoi me vdekjen, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra duke mbyllur kështu sytë përgjithmonë mbrëmjen e 30 prillit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe xhaxhai i të riut shqiptar i cili përmes një postimi në “Facebook”, ka lajmëruar ndjekësit për ndarjen nga jeta të nipit të tij.
“Ndahet nga jeta në një aksident tragjik me motor, nipi im Angelo Kanapari në moshë të re, duke “lënë në pikëllim nënën Brunilda, babën Ferik, vëllain Aleksandër, gjyshërit dhe gjyshet, miqtë dhe shokët e tij”, shkruan ai.







