Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur lidhur me marrëveshjen e SHBA dhe Ukrainës për mineralet e rralla. Ai deklaroi se i ka thënë liderit ukrainas që ta nënshkruante marrëveshjen, sepse do të ishte në të mirë të vendit të tyre, pasi Rusia është me fortë se ta.
“I thashë se do të ishte një gjë e shkëlqyer nëse do të arrinim një marrëveshje për mineralet dhe ai e nënshkroi atë, sepse Rusia është shumë më e fortë”, tha Trump gjatë një interviste për Newsnation.
I pyetur nëse marrëveshja për mineralet do ta “pengonte” udhëheqësin rus Vladimir Putin, Trump tha: “Epo, mund të jetë kështu”.
Të dy vendet e nënshkruan marrëveshjen në Washington pas muajsh negociatash të vështira, me pasiguri që vazhdoi deri në momentin e fundit për shkak të një problemi të papritur në orët e fundit.
Lëvizja vulosi një marrëveshje për të krijuar një fond që administrata Trump thotë se do të fillojë të paguajë rreth 175 miliardë dollarë të dhëna Ukrainës, raportoi The Guardian.







