FLASH :

Përgjaket 1 Maji aksident me pasojë vdekjen e një 43 vjeçare nga fshati Vlocisht në aksin rrugor Korçë – Pogradec

Nje ngjarje e rende ka ndodhur rreth ores 02:30 të ditës së sotme kur një mjet ka përplasur për vdekje 43 vjeçaren, nënë e tre fëmijëve duke e nisur me nje bilanc negativ 1 Majin.

Ka qënë drejtuesi i mjetit ai që ka lajmëruar forcat e policisë ndërkohë që nuk është larguar nga vendi i ngjarjes e ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti të rëndë

Vetëm pak kohë më parë në të njëjtin vend ka patur një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndërkohë që aksi nga Korça në Pogradec ka patur herë pas here aksidente përfshi dhe ato me vdekje. Të gjitha këto vijnë edhe për shkak të degezimeve e kryqëzimeve të shumta si dhe mungesa e ndriçimit në kryqëzimet e fshatrave.