Shumë ushqime të njohura dhe të dashura për shijen e tyre mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e zemrës. Nutricionistët paralajmërojnë se disa prej tyre, të konsumuara shpesh, kontribuojnë në bllokimin e arterieve dhe rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare si ataku në zemër dhe goditja në tru. Këto janë katër ndër më problematiket:
1. Petullat
Të preferuara nga shumë, por problematike për zemrën. Ato përgatiten me miell të rafinuar, sheqer dhe yndyrë – kombinim që rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe rrezikun për diabet, një faktor kyç për sëmundjet e zemrës. Konsumimi i shpeshtë mund të dëmtojë arteriet dhe të rrisë kolesterolin.
2. Proshuta
Një nga mishi më të rrezikshëm për enët e gjakut. Proshuta është e pasur me natrium dhe yndyrë të ngopur, dy faktorë që ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut dhe kolesterolit. Kjo çon në forcimin dhe ngushtimin e arterieve – një gjendje e quajtur arteriosklerozë.
3. Ëmbëlsuesit artificialë
Shpesh konsiderohen si alternativa më të shëndetshme ndaj sheqerit, por disa studime sugjerojnë të kundërtën. Substanca si aspartami dhe sakarina mund të ndikojnë negativisht në metabolizmin dhe kontrollin e sheqerit në gjak, duke rritur në mënyrë të tërthortë rrezikun për bllokim arterial.
4. Pica e përpunuar
E pasur me yndyra të ngopura dhe trans, sidomos nga djathi dhe sallamet, picat industriale rrisin nivelin e kolesterolit LDL (i keqi), që grumbullohet në arterie dhe pengon qarkullimin normal të gjakut. Alternativa më e mirë është një picë e përgatitur në shtëpi me brumë integral, shumë perime dhe djathë me pak yndyrë.
Këshilla e ekspertëve: Ndryshimet e vogla në mënyrën e të ushqyerit mund të bëjnë një ndryshim të madh për shëndetin afatgjatë të zemrës suaj.