PSG ka hedhur një hap të sigurt drejt finales së Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur Arsenalin në Londër me rezultatin 1-0.
Parisienët u treguan të aftë të goditnin që në minutat e parë me Dembele dhe më pas përfituan nga tronditja e vendasve për të kontrolluar lojën dhe për të rrezikuar disa herë të tjera portën e Raja në pjesën e parë.
Në të dytën, ata administruan rezultatin por duke mos lënë shumë hapësira për “topçinjtë”, që u shfaqën larg pritshmërisë në këtë sfidë.
Kësisoj, me vërshëllimën përfundimtare ishte PSG që festoi një fitore minimale, por që i jep një shtysë të rëndësishme për të arritur finalen e madhe.