FLASH :

Zbulohet linja e 2-të e oligarkëve të Qorit/ Pse të gjitha fondet e BE për rindërtimin e shkollave në Tiranë, përmes gruas së Arlindit, shkojnë te Fusha?

Pasi Lajme Troç zbuloi lidhjen ndërmjet Redi Muçit, krahut të djathtë të Arlind Qorit me oligarkun Artan Dulaku, ku babai i tij është bashkëpronar me të në resortin Arameras në Ksamil, del dhe linja e dytë e oligarkëve që mbështet lëvizjen “Bashkë” të Arlind Qorit.
Bashkëshortja e Qorit, Eglantina Gjolla është nëpunëse dhe koordinatore e fondeve të Bashkimit Europian dhe këto fonde ajo i kanalizon tek Bashkia e Tiranës. Që këtu nis ironia pasi Arlind Qori ka qenë një nga protestuesit më të mëdhenj të Erion Velisë, ndërkohë që gruaja e tij është bashkëpunëtore me bashkinë dhe vetë Erion Veliajn.

Megjithatë, kjo nuk përbën asnjë krim por thjeshtë një indicie dhe kjo indicie na çon më tej të zbulojmë se të gjithë tenderat për ndërtimin ose rindërtimin e shkollave në Tiranë ku kanë gisht fondet e Bashkimit Europian dhe koordinatorja e tyre, bashkëshortja e Arlind Qorit, përfundojnë nëpërmjet Bashkisë së Erion Veliajt tek i njëjti ndërtues, ndërtuesi Shkëlqim Fusha.


Qori ka qenë një nga protestuesit më të egër kundër Fushës, kur ku ky i fundit me bekim të Erion Veliajt betonizoi parkun e liqenit Tiranë. Por tani që gruaja e tij është bashkëpunëtore, duket se Arlindi ka mbyllur gojën dhe nuk e prek më oligarkun Fusha.
Pra për Redi Muçin dhe Qorin, oligarkë janë të gjithë ata biznesmenë të tjerë të mëdhenj që nuk janë Shkëlqim Fusha ose Artan Dulaku. Të gjithë janë të goditshim prej Qorit me shokë përveç tyre, kushedi pse?

Kjo e bën më të dyshimtë këtë lëvizje duke ngritur hamendësime se ajo mund të financohet pikërisht nga këta oligarkë dhe se këta të fundit mund ta financojnë Qorin që të godasë konkurrentët dhe rivalët e tyre, duke bërë që lëvizja “Bashkë” me ideale dhe ide komuniste të kthehet në lëvizje matrapaze dhe gjobvënëse.

Ne i drejtojmë një pyetje direkte zyrës së Bashkimit Europian në Tiranë nëse është në dijeni që të gjitha fondet e Bashkisë Tiranë për rindërtimin e shkollave në kryeqytet kanë përfunduar tek i njëjti ndërtues, Shkëlqim Fusha.
Nëse është në dijeni, përse ka heshtur kur dihet që në Bashkimin Europian, monopolet janë të ndaluara dhe madje ligjet e konkurrencës janë shumë të forta.